Putini i dhuron liderit koreano-verior një makinë luksoze

Nga A2 CNN
19 Qershor 2024, 11:20 | Bota

Putini i dhuron liderit koreano-verior një makinë luksoze

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dhuruar liderit të Koresë së Veriut Kim Jong un një makinë luksoze ruse Aurus, një kamë admirali dhe një set çaji, ka raportuar media shtetërore ruse, duke cituar ndihmësin presidencial, Yuri Ushakov.

Sipas Ushakov, kombinimi i këtyre dhuratave është "i lidhur me imazhin" e presidentit rus.

Kjo nuk është hera e parë që Putin i ka dhuruar liderit koreano-verior një makinë Aurus. Për herë të fundit, i ka dhuruar atij një limuzinë Aurus në shkurt, megjithëse nuk është e qartë se cilin model i ka dhuruar këtë herë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos