Putini shpalli armëpushimin treditor, reagon Kievi: Të jetë i menjëhershëm dhe të zgjasë një muaj

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 16:12 | Bota

Putini shpalli armëpushimin treditor, reagon Kievi: Të jetë i

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim treditor për të shënuar 80-vjetorin e fitores mbi nazifashizmin. Armëpushimi do të zgjasë nga mesnata e 7-8 majit deri në mesnatën e 10-11 majit, tha Kremlini.

"Me vendim të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Vladimir Putin, për arsye humanitare nga mesnata midis 7 dhe 8 majit deri në mesnatën midis 10 dhe 11 maj, pala ruse shpall një armëpushim. Të gjitha veprimet ushtarake janë pezulluar gjatë kësaj periudhe. Rusia beson se pala ukrainase do të ndjekë këtë shembull", thuhet në deklaratë.

“Në rast të shkeljes së armëpushimit nga pala ukrainase, forcat e armatosura ruse do të japin një përgjigje adekuate dhe efektive. Pala ruse deklaron edhe një herë gatishmërinë e saj për negociata paqësore pa parakushte, që synojnë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase dhe ndërveprimin konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë", thekson Kremlini.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio ndërkohë zhvilluan një bisedë telefonike gjatë së cilës ata theksuan "rëndësinë e konsolidimit të parakushteve të reja për fillimin e negociatave për Ukrainën, me synimin për të rënë dakord për një rrugë të besueshme për një paqe të qëndrueshme afatgjatë", bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse përmes një komunikate.

Në përgjigje të saj ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sybiga komentoi në X mbi deklaratën e njëanshme të Putinit për një armëpushim tre-ditor nga 8 maji.

"Nëse Rusia vërtet dëshiron paqen, duhet të pushojë menjëherë zjarrin. Pse të presim deri më 8 maj? Nëse lufta mund të ndalet tani dhe armëpushimi të mbahet për 30 ditë, do të ishte një hap i vërtetë përpara, jo vetëm një gjest për një paradë", tha ai.

Presidenti i SHBA Donald Trump kishte shprehur më parë zhgënjimin e tij të thellë me Rusinë, duke thënë se Presidenti Vladimir Putin duhet të ndalojë të shtënat dhe të arrijë një marrëveshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos