Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për sanksione më të ashpra dhe armë shtesë për Kievin.
Sipas mediave të huaja, udhëheqësi rus beson se ekonomia e tij është mjaftueshëm e fortë për t'i bërë ballë presionit të tarifave "të rënda" që Trump kërcënoi të vendoste.
“Putini mendon se askush nuk është angazhuar seriozisht me të për detajet e paqes në Ukrainë, përfshirë amerikanët, kështu që ai do të vazhdojë derisa të marrë atë që dëshiron”, tha një nga burimet për Reuters, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se Trump i la afat 50 ditë Rusisë për të ndërmarrë hapa drejt paqes në Ukrainë, në të kundërt, Presidenti i SHBA-së tha se do të vendosë sanksione të ashpra tregtare ndaj Moskës. (A2 Televizion)