Rusia akuzon Ukrainën: Po shkel moratoriumin e sulmeve në infrastrukturën energjitike

Nga A2 CNN
17 Prill 2025, 13:46 | Bota

Rusia akuzon Ukrainën: Po shkel moratoriumin e sulmeve në

Rusia ka akuzuar edhe një herë Ukrainën për shkeljen e një pauze të ndërmjetësuar nga SHBA për sulmet në infrastrukturën energjetike.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se në mars, një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Uashingtoni bëri që Ukraina dhe Rusia të angazhoheshin për të mos synuar fushat e naftës, termocentralet dhe infrastrukturën tjetër kryesore të energjisë në të dy anët e kufirit të tyre të përbashkët.

Media shtetërore Interfax citon Ministrinë e Jashtme ruse të ketë thënë se Ukraina ka kryer 10 sulme ndaj objektivave të tilla gjatë 24 orëve të fundit.

Zëdhënësja Maria Zakharova tha gjithashtu se Ukraina e ka shkelur moratoriumin 30-ditor 80 herë që nga hyrja në fuqi e tij, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar në mënyrë të përsëritur njëra-tjetrën për shkelje të pauzës që kur u ra dakord në mars.

Dje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës tha në një konferencë shtypi se Rusia sulmoi objektet energjetike në Kherson dhe Mykolaiv në jug dhe Poltava në qendër të vendit vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Më herët këtë mëngjes, prodhuesi më i madh privat i energjisë në Ukrainë, DTEK tha se një sulm rus kishte dëmtuar infrastrukturën e saj energjetike në rajonin e Dnipropetrovsk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos