Rusia bombardon Kievin, sulmi më i rëndë i vitit, 8 të vrarë e mbi 70 të plagosur

Nga A2 CNN
24 Prill 2025, 16:49 | Bota

Rusia bombardon Kievin, sulmi më i rëndë i vitit, 8 të

Rusia goditi Kievin më një valë masive raketash e dronësh gjatë natës, duke vrarë të paktën 8 persona, duke plagosur mbi 70 të tjerë e duke shkatërruar godina në sulmin më të madh në kryeqytet të këtij viti.

Sulmi shkaktoi disa zjarre dhe 6 fëmijë thuhet të jenë të plagosur. Ka raportime për persona të mbetur nën rrënoja, veçanërisht në lagjen e Zviato-shinski në përëndim të qytetit, ku ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet mes godinave të shkatërruara.

Ministri i jashtëm ukrainas Andri Sibiha tha në rrjetin social X se sulmet brutale kishin treguar se Rusia dhe jo Ukraina ishte pengesa për paqen.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitcko konfirmoi se 12 godina ishin shkatërruar dhe se mbi 30 prej të plagosurve ishin shtruar në spital.

Në shënjestër u vu edhe qyteti veri lindor i Karkivit, ku në total u regjistruan 24 sulme, 14 me dronë e 10 raketa.

Presidenti Volodimir Zelenski i cili gjendet në një udhëtim në Afrikën e Jugut, tha se do të anulonte pjesën tjetër të vizitës për shkak të ngjarjes. Ai njoftoi se Rusia kishte goditur Ukrainën me gati 70 raketa gjatë natës, përfshirë edhe balistike dhe me 150 dronë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos