Rusia dhe Kina i thonë “jo” SHBA-së në OKB, vetoja bllokon monitorimin e sanksioneve ndaj Iranit

Nga A2 CNN
18 Shtator 2026, 08:45 | Bota

Rusia dhe Kina i thonë “jo” SHBA-së në OKB, vetoja

Rusia dhe Kina kanë vendosur veton ndaj një rezolute të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila synonte zgjatjen me një vit të mandatit të panelit të ekspertëve që monitoronte zbatimin e sanksioneve ndaj Iranit për programin e tij bërthamor.

Rezoluta mori 11 vota kundër, ndërsa Rusia dhe Kina votuan pro vetos. Somalia dhe Pakistani abstenuan.

Vetoja nuk i heq sanksionet ndaj Iranit, por i jep fund mandatit të mekanizmit të pavarur të ekspertëve që kontrollonte dhe dokumentonte zbatimin e tyre.

Sanksionet e OKB-së u rikthyen më 27 shtator të vitit të kaluar përmes mekanizmit të njohur si “snapback”, pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Masat përfshijnë ngrirjen e pasurive iraniane jashtë vendit, kufizime për marrëveshjet e armëve dhe masa që lidhen me programin iranian të raketave balistike.

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe aktivizuan mekanizmin “snapback”, duke rikthyer edhe komitetin e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit dhe autorizuar panelin e ekspertëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos