Ekspertët e OKB-së: Ka arsye të besueshme se SHBA-të kryen krime lufte në Iran

Nga A2 CNN
18 Shtator 2026, 08:12 | Bota

Ekspertët e OKB-së: Ka arsye të besueshme se SHBA-të kryen

Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut thonë se ka arsye të arsyeshme për të besuar se SHBA-të kanë kryer krime lufte në dy sulme në Iran, ku u vranë të paktën 177 civilë.

Misioni i Pavarur Ndërkombëtar i Gjetjes së Fakteve për Iranin, në një raport të ri, tha se sulmet me raketa të shkurtit ndaj një shkolle fillore në Minab dhe një kompleksi sportiv në Lamerd përbënin sulme pa dallim, të cilat shkaktuan vdekjen e civilëve dhe dëmtimin e infrastrukturës civile.

SHBA-të më herët ka mohuar se ka goditur Lamerdin dhe ka thënë se po hetonte atë që kishte ndodhur në Minab. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se SHBA-ja nuk u jepte besueshmëri gjetjeve të raportit.

Ekspertët konstatuan gjithashtu se autoritetet iraniane kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë shtypjes së protestave masive antiqeveritare në janar.

Sipas tyre, vrasjet e kryera nga forcat e sigurisë ndodhën në “një shkallë tronditëse dhe të paprecedentë” në të gjitha 31 provincat e Iranit.

Irani ende nuk ka komentuar gjetjet e raportit, por më herët ka hedhur poshtë akuzat për shkelje sistematike të të drejtave të njeriut.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos