“Do të humbasë Evropa, jo Turqia”, Erdogan: BE-ja nuk është më prioritet për Ankaranë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2026, 19:11 | Bota

“Do të humbasë Evropa, jo Turqia”, Erdogan: BE-ja nuk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian nuk është më një nga prioritetet kryesore të Ankarasë, duke lënë megjithatë të hapur mundësinë e anëtarësimit në të ardhmen.

Në një intervistë, Erdogan tha se Turqia ka pritur prej 53 vitesh për t’u integruar në BE, por se vendi nuk e ka mbyllur derën ndaj këtij procesi.

Ai theksoi se Ankaraja nuk do të ushtrojë presion për anëtarësimin, duke u shprehur se Turqia do ta konsideronte pozitivisht një pranim në BE, por do ta pranonte edhe refuzimin.

“Prioriteti ynë nuk është Bashkimi Evropian”, deklaroi Erdogan.

Presidenti turk shtoi se, nëse procesi i anëtarësimit nuk përparon, humbja do të jetë e Evropës dhe jo e Turqisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos