Presidenti koreano-jugor: Është e qartë se Donald Trump do dialog me Phenianin

Nga A2 CNN
18 Shtator 2026, 08:07 | Bota

Presidenti koreano-jugor: Është e qartë se Donald Trump do dialog

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, ka deklaruar se “është e qartë se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron dialog me Korenë e Veriut, ndërsa negociatat për çështjen bërthamore mbeten në një situatë ngërçi”.

Ajo që është e qartë- theksoi Lee gjatë një konference për shtyp- është se presidenti Trump dëshiron dialogun; edhe unë e nxis atë të ndjekë rrugën e dialogut”.

Trump, në përpjekje për të rivendosur lidhjen që pretendon se ka krijuar me Kim gjatë mandatit të tij të parë, u tha gazetarëve muajin e kaluar se dëshiron të takohet me liderin e Koresë së Veriut brenda këtij viti.

Presidenti amerikan ka theksuar gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve të mira me Kim, duke shtuar se Pheniani tashmë disponon 57 armë bërthamore “shumë të fuqishme”. Sipas vlerësimeve të Seulit, numri i tyre varion nga 80 deri në 120.

Koreja e Veriut nuk u është përgjigjur në mënyrë të qartë sinjaleve të hapjes nga Trump.

Lee deklaroi se Koreja e Jugut po vijon me “përpjekjet paraprake të koordinimit” për të nxitur dialogun mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, duke shtuar se një takim “mbetet i vështirë... por jo i pamundur”.

Nuk mund të them me siguri se sa është probabiliteti- përfundoi Lee- por është po aq e qartë se duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme për ta kthyer këtë mundësi në realitet.”

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos