Rutte “zbuti” Trump, marrëveshje për Groenlandën: Do të rrisim praninë në Arktik

Nga Rosalba Bejdo
22 Janar 2026, 15:44 | Bota

Rutte “zbuti” Trump, marrëveshje për Groenlandën: Do

Sekretari i Përgjithshëm i NATO Mark Rutte tha se aleatët do të duhet të rrisin praninë e tyre në Arktik, sipas një marrëveshje kornizë me presidentin amerikan Donald Trump, pasi ai u tërhoq nga kërcënimi i tarifave dhe përjashtoi marrjen e Groenlandës me forcë, përcjell A2 CNN.

Në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve Reuters, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, Rutte tha se tani i takonte komandantëve të lartë të NATO-s të përcaktonin detajet lidhur me kërkesën për siguri të shtuar në arktik. 

“Nuk ka dyshime që mund ta bëjmë shpejt, shpresoj brenda 2026-s”, ishte deklarata e tij, shkruan A2 CNN.

Ende nuk është e qartë se çfarë përmban marrëveshja që njoftuan Trump dhe rute pas takimit që zbuti gjakrat mes SHBA dhe BE, por duket se shitja e tokës së Groenlandës nuk ishte diskutuar.

Deklaratat e Trump sugjeruan se një ujdi e mundshme mund të përfshitë drejtat e mineraleve dhe po ashtu bashkëpunimin mbi një sistem të mbrojtjes ajrore, të pagëzuar si kupola e artë, në Groenlandë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos