Skandali i “Signalgate”! Largohet nga posti këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare, ja kush do ta zëvendësojë

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 18:27 | Bota

Skandali i “Signalgate”! Largohet nga posti këshilltari i Trump

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Mike Waltz është larguar nga posti pas skandalit Chatgate. Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane, sipas të cilave, Waltz është anëtari i parë i ekipit të lartë udhëheqës të Trump që largohet në mandatin e dytë të presidentit.

Waltz krijoi grupin e bisedës Signal, në të cilin u shtua pa dashje një gazetar, ku zyrtarë të lartë planifikonin sulme ushtarake në Jemen.

Këshilltari i sigurisë kombëtare kishte qenë nën presion që kur kryeredaktori i revistës The Atlantic Magazine zbuloi në mars se Ëaltz e kishte shtuar gabimisht atë në një bisedë të Signal rreth sulmeve kundër Houthëve, në të cilën zyrtarët kishin përshkruar planin e sulmit, duke përfshirë edhe kohën kur avionët luftarakë amerikanë do të ngriheshin për të bombarduar objektivat në Jemen.

Ekipi i Trump më parë minimizoi rreziqet e sigurisë dhe tha se asnjë material i klasifikuar nuk u nda në bisedë.

Sipas mediave amerikane, “aktualisht, një nga zgjedhjet kryesore për të zëvendësuar Waltz është i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, i cili po udhëheq negociatat me Rusinë, Iranin dhe Hamasin në Gaza”. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar raportimet.  

Ky veprim vjen në të njëjtën javë që Trump festoi 100 ditët e tij të para në detyrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos