Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Nga A2 CNN
10 Maj 2025, 19:40 | Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën më të madhe me të cilën përballet njerëzimi sot. Papa i ri amerikan premtoi se do të vazhdojë reformat e nisura nga Papa Françesku, duke përfshirë përpjekjet për ta bërë Kishën Katolike më gjithëpërfshirëse.

Ai theksoi rëndësinë e mësimit shoqëror të Kishës përballë revolucionit të ri industrial dhe zhvillimeve teknologjike që rrezikojnë dinjitetin njerëzor, drejtësinë dhe punën, shkruan A2 CNN. “Kisha u ofron të gjithëve thesarin e mësimit të saj shoqëror si përgjigje ndaj një revolucioni tjetër industrial dhe zhvillimeve në fushën e inteligjencës artificiale”, u shpreh ai.

Papa Françesku kishte paralajmëruar për rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale dhe kishte kërkuar një traktat ndërkombëtar për rregullimin e saj, duke thënë se kjo teknologji e fuqishme mund të reduktojë marrëdhëniet njerëzore në algoritme të thjeshtë.

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Gjatë kohës së konklavës, një imazh i gjeneruar me inteligjencë artificiale që shfaqte ish-presidentin amerikan Donald Trump të veshur si Papë shkaktoi reagime të shumta. Disa katolikë e cilësuan atë ofendues, ndërsa Trump pretendoi se “ata e adhuruan”.

Në meshën e tij të parë, Papa Leoni XIV theksoi nevojën që Kisha të arrijë edhe në ato vende ku mungon besimi. Ai përmendi krizën e familjes, dhunimin e dinjitetit njerëzor dhe mungesën e mëshirës si plagë të shoqërisë moderne.

Papa Leoni XIV tha se është zgjedhur për të udhëhequr Kishën si një dritë shprese në një botë gjithnjë e më e trazuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos