Shampanjë, byzylykë e çokollata, kryetari i Parlamentit britanik publikon listën e dhuratave që ka mbajtur

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 18:11 | Bota

Shampanjë, byzylykë e çokollata, kryetari i Parlamentit

Kryetari i Dhomës së Komunëve (niveli i parë i Parlamentit britanik), Lindsay Hoyle, ka pranuar dhe mbajtur afërsisht 300 dhurata gjatë katër viteve të fundit, përfshirë verëra, shampanja, kravata, byzylykë, çokollata dhe sende të tjera luksoze. Këto dhurata vijnë kryesisht nga ambasadorë, deputetë dhe ndonjëherë nga kompani të ndryshme, si pjesë e praktikave diplomatike dhe përforcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, raporton “The Guardian”.

Në regjistrin vullnetar të publikuar nga Hoyle, përfshihen rreth 80 shishe alkooli të ndryshëm, nga vera dhe uiski deri te rum dhe shampanja. Gjithashtu, ai ka pranuar 26 kravata dhe sete me kujdes për lëkurën nga diplomatët koreano-jugorë, si dhe libra, dhurata për kafshët shtëpiake, qilima, piktura dhe objekte dekorative.

Në fundvitin e kaluar, ai mori pako dhuratash nga Bahreini, Katari dhe Anguila, që përfshinin pije alkoolike dhe produkte ushqimore. Priti Patel, deputetja konservatore, i ka dërguar atij një puding tradicional britanik për Krishtlindje për të paktën tre vite radhazi.

Megjithëse nuk kishte detyrim ligjor për të deklaruar dhuratat nën vlerën 300 paund, Hoyle ka zgjedhur t’i bëjë publike për të garantuar transparencë. Zëdhënësi i tij sqaroi se dhuratat shqyrtohen për të parë nëse ato kanë vlerë historike për arkivin e Kryeparlamentarit, përndryshe mbahen nga ai personalisht ose shpërndahen në zyrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos