
Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë “afër një marrëveshjeje” me Iranin, ndërsa negociatat mes palëve vijojnë.
Në një intervistë për Fox News, Wright tha se bisedimet me Teheranin po vazhdojnë pavarësisht mesazheve kontradiktore në publik, duke theksuar se progresi është më i madh sesa duket nga jashtë.
Ai e cilësoi presidentin Donald Trump si një “negociator krijues”, duke nënvizuar përdorimin e presionit dhe pasigurisë strategjike në procesin diplomatik.
Wright u shpreh gjithashtu optimist për përfundimin e konfliktit, duke sugjeruar se një rikthim i plotë i lëvizjes së transportit detar në rajon, përfshirë Ngushticën e Hormuzit, mund të ndodhë në një periudhë të afërt nëse arrihet marrëveshja.
“Unë besoj se do të kemi një fund të mirë për këtë konflikt,” tha ai gjatë intervistës. (A2 Televizion)