Trump merr vendimin: SHBA bombardon Iranin, operacion top secret në centralet bërthamore

Nga A2 CNN
21 Qershor 2025, 22:36 | Bota
Trump merr vendimin: SHBA bombardon Iranin, operacion top secret në

Donald Trump ka njoftuar operacionin sekret per goditjen e disa pikave kyçe ne Iran.

Trump tha se ushtria amerikane ka shënjestruar objektet në Fordow, Natanz dhe Esfahan.

“Të gjitha aeroplanët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit. Një ngarkesë e plotë me BOMBA u hodh në centralin kryesor, Fordow. Të gjitha aeroplanët janë të sigurt në rrugën e tyre për në shtëpi. Urime Luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë. Nuk ka asnjë ushtri tjetër në botë që mund ta kishte bërë këtë. TANI ËSHTË KOHA PËR PAQE! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje” – ka shkruar presidenti amerikan.

Me heret, Departamenti Amerikan i Shtetit ka filluar evakuimin e amerikanëve nga Izraeli, njoftoi të shtunën ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ndërsa konflikti Izrael-Iran hyn në javën e dytë.

“Departamenti i Shtetit ka filluar fluturimet e asistuara të nisjes nga Izraeli”, shkroi Huckabee në një postim në X , duke u kërkuar amerikanëve që duan të evakuohen të plotësojnë një formular.

Huckabee ndau gjithashtu këshilla sigurie, duke përfshirë këshilla për të mësuar vendndodhjen e strehimores më të afërt kundër bombave ose ndonjë strehimoreje tjetër të fortifikuar.

Departamenti i Shtetit është përgatitur për evakuimin e amerikanëve nga Izraeli prej disa ditësh, ndërsa Presidenti Donald Trump po shqyrton përfshirjen e SHBA-së në konflikt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos