Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

Nga A2 CNN
15 Korrik 2025, 18:36 | Bota

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit:

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, i ka paralajmëruar Indinë, Kinën dhe Brazilin se mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet dytësore nëse vazhdojnë të tregtojnë me Rusinë, duke i nxitur ato të telefonojnë Vladimir Putinin për të kërkuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, ai i bëri këto komente një ditë pasi Donald Trump kërcënoi me tarifa dytësore “të ashpra” prej 100% për blerësit e eksporteve ruse, nëse Moska nuk bën paqe në Ukrainë brenda 50 ditëve.

Duke folur në një takim me senatorë në Kongresin e SHBA-së, Rutte tha: “Inkurajimi im për këto tre vende është... ju mund të dëshironi ta shqyrtoni këtë sepse kjo mund t'ju godasë shumë rëndë.”

"Ju lutem, telefononi Vladimir Putinin dhe i thoni se duhet ta marrë seriozisht çështjen e bisedimeve për paqe", tha ai, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos