Shpërthime e stërvitje në kufi. Rusia teston armët bërthamore: Sinjal për Europën dhe NATO!

Nga Xhevahir Qardaku
21 Maj 2026, 14:18 | Bota

Shpërthime e stërvitje në kufi. Rusia teston armët

Rusia dërgon dhe teston armët bërthamore në kufirin me NATO-n. Në një shfaqje force të qartë, ushtria e Vladimir Putinit vendosi municione atomike në Bjellorusinë fqinje si pjesë e një stërvitjeje të përbashkët.

Ministria ruse e Mbrojtjes nënvizon se kjo po bëhet “si pjesë e një shfaqjeje strategjike të gatishmërisë luftarake”, ndërsa testohet triada bërthamore, tokë, det dhe ajër.

Kërcënimi bëhet edhe më i fortë ndaj Europës dhe NATO-s me këtë pohim që vjen nga Kremlini, kur pyetët nëse stërvitjet atomike janë një sinjal për ata që Moska i sheh si armiq.

“Çdo stërvitje është pjesë e zhvillimit ushtarak dhe çdo stërvitje ushtarake është një sinjal”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, në stërvitje marrin pjesë mbi 64 mijë personel, 7800 njësi pajisjesh ushtarake, duke përfshirë mbi 200 lëshues raketash, më shumë se 140 avionë, 73 anije sipërfaqësore dhe 13 nëndetëse, 8 prej të cilave janë nëndetëse strategjike me raketa.

Zëdhënësi i Kremlinit tregon dhe një prpaskenë të vizitës së presidentit Vladimir Putin në Kinë, duke konfirmuar se Xi Jinping është “i gatshëm të angazhohet” në gjetjen e një zgjidhjeje të negociuar për konfliktin në Ukrainë.

Peskov vuri në dukje se çështja u diskutua mes liderëve. Nuk dihet ende nëse pjesë e bisedës mes Putin dhe Xi Jinping të ketë qenë dhe deklarata e presidentit kinez, e raportuar në mediat ndërkombëtare, që supozohet t’i ketë thënë presidentit amerikan se lideri rus do të pendohet për luftën në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos