“Është koha për ndryshim”, Conor McGregor del hapur, do kandidojë për president të Irlandës

Nga A2 CNN
4 Shtator 2025, 16:47 | Bota

“Është koha për ndryshim”, Conor McGregor del hapur,

Nga oktogoni në zyrën Presidenciale. Kjo është ëndrra, të cilën Conor McGregor po punon për ta realizuar, teksa sot u ka kërkuar mbështetësve të tij që të lobojnë te këshilltarët e qarqeve në Irlandë që ta nominojnë si kandidat për President të vendit.

McGregor pretendoi javën e kaluar se ai tashmë kishte siguruar mbështetjen e këshilltarëve, deputetëve dhe senatorëve. Ish-kampioni i arteve marciale të përziera (MMA) postoi një video në llogaritë e tij në mediat sociale të enjten, e cila u filmua jashtë ndërtesave qeveritare në Dublin.

Qytetarë të Irlandës, është koha për ndryshime të vërteta! Si president, unë nuk do të nënshkruaj asnjë projektligj për ta shndërruar në ligj para se t'i paraqitet popullit! Nëse dëshironi ta shihni emrin tim në fletën e votimit për president, ju lutem kontaktoni këshilltarët e qarkut tuaj vendor sot dhe kërkojuni atyre të më nominojnë", thotë ai në mbishkrimin e videos.

Më tej McGregor preku disa nga problematikat me të vilat po përballet Irlanda në vitet e fundit, duke vendosur theksin te kriza e strehimit dhe emigracioni.

Kemi parë që mungesa e strehimit në Irlandë të rritet në nivele të papara, duke demonstruar refuzimin e kësaj qeverie për të përmbushur dhe respektuar deklaratën tonë se të gjithë fëmijët në Irlandë duhet të duhen. Në vend të kësaj, fëmijët tanë po braktisen. Ky dështim i brezave të ardhshëm është shoqëruar me një fluks të imigracionit masiv në një sistem tashmë të prishur. Turizmi ynë ka rënë ndjeshëm, ndërsa rreziku në rrugët tona është rritur”, tha ai.

McGregor e përshkroi veten si një “mjeshtër të arteve marciale dhe një njeri që kërkon zgjidhje”.

Ai i nxiti ndjekësit e tij të kontaktonin këshilltarët vendorë në emër të tij.

“Nëse doni ta shihni emrin tim në fletën e votimit për presidencën, ju lutem kontaktoni këshilltarët e qarkut tuaj lokal sot dhe kërkojuni atyre të më nominojnë. Këshilltarët tanë janë shtylla kurrizore e komuniteteve tona. Ata punojnë më shumë dhe u japin më shumë njerëzve sesa ata në parlament që vazhdojnë ta zhgënjejnë këtë vend herë pas here. se jeni këshilltar dhe ndiheni sikur zëri juaj po injorohet, duart tuaja janë të lidhura dhe komuniteti juaj po neglizhohet, atëherë ju kërkoj të qëndroni me mua. Më nominoni dhe unë do t'ju jap platformën dhe fuqinë për t'u dëgjuar vërtet”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos