Skandal në Kiev: Dy policë largohen nga vendi i sulmit me 6 viktima, pezullohen nga detyra

Nga A2 CNN
19 Prill 2026, 21:11 | Bota

Skandal në Kiev: Dy policë largohen nga vendi i sulmit me 6 viktima,

Dy oficerë policie në Kiev janë pezulluar nga detyra pasi një video e publikuar i tregon duke u larguar nga vendi i një sulmi me armë që la gjashtë persona të vdekur.

Ngjarja ndodhi më 19 prill në një supermarket në kryeqytetin ukrainas, ku një person i armatosur hapi zjarr dhe mori pengje, përpara se të neutralizohej nga policia gjatë një operacioni ndërhyrjeje. Në pamjet që qarkulluan, dy efektivët – një burrë dhe një grua – shihen duke u tërhequr ndërsa dëgjohen të shtënat, duke lënë pas civilë, mes tyre edhe një fëmijë.

Ministri i Brendshëm, Ihor Klimenko, e cilësoi sjelljen si të papranueshme dhe njoftoi pezullimin e menjëhershëm të tyre, si dhe nisjen e një hetimi disiplinor.

Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm, Ruslan Kravchenko, ka hapur një procedim penal për shpërdorim detyre, duke u fokusuar në dështimin për të mbrojtur qytetarët dhe për të reaguar në kohë ndaj kërcënimit.

Pas incidentit, kreu i policisë patrulluese, Yevgeny Zhukov, ka dhënë dorëheqjen, duke marrë përgjegjësi për sjelljen joprofesionale të vartësve të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos