Kryeministri britanik Keir Starmer sulmoi ashpër ish-ambasadorin e tij në SHBA, Peter Mandelson të enjten, në përpjekjen për të zbutur zemërimin qe ka përfshirë politikën britanike pas zbulimeve lidhur me diplomatin në dosjen Epstein. Ai tha se ndjente pendese që kishte besuar gënjeshtrat e Mandelson para se ta emëronte. Starmer është nën presion të shtuar nga ligjvënësit, përfshirë edhe nga radhët e partisë së tij, lidhur me vendimin për ta caktuar Mandelson si të dërguarin britanik në Uashington në dhjetor të 2024, kur lidhjet e tij me abuzuesin seksual Epstein ishin të njohura.
Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë javën e kaluar përfshinin emaile që nxirrnin në pah lidhjen e ngushtë Mandelson- Epstein dhe sugjeronin se zyrtari britanik i kishte ofruar financierit të vetëvratë në burg dokumente konfidenciale qeveritare.
Po ashtu u zbuluan pagesat që Epstein i bënte në atë kohë, partnerit të Mandelson, tani bashkëshorti i tij.
"Viktimat e Epsteinit kanë jetuar me trauma që shumica prej nesh mezi mund ti kuptojnë, dheu është dashur ti përjetojnë ato sërish. Ata kanë parë vonesë dhe mohim të llogaridhënies. Atyre, dua t'u them këtë. Më vjen keq. Më vjen keq për atë që ju është bërë. Më vjen keq që kaq shumë njerëz me pushtet ju kanë zhgënjyer. Më vjen keq që i besova gënjeshtrave të Mandelsonit dhe e emërova atë. Askush prej nesh nuk ishte ne dijeni të një marrëdhënie kaq të thellë dhe të errët mes tij dhe Epstein”, tha Starmer.
Mandelson, i cili ka qenë ministër për biznesin kur laburistët ishin në pushtet 15 vite më parë, u dorëhoq nga pozicioni i tij në dhomën e lartë të parlamentit, atë të lordëve të martën dhe po hetohet nga policia për abuzim në detyrë.
Ai ka thënë se nuk mban mend të ketë siguruar pagesa dhe nuk ka komentuar publikisht mbi pretendimet se i ka dhënë Epstein dokumente konfidenciale. Kundërshtarët e Starmer po edhe vetë pjesëtarë të partisë sët ij, thonë se zbulimet ngrenë pikëpyetje serioze mbi gjykimin e tij. Me sondazhet që sugjerojnë se ai është tashme shumë jopopullor mes publikut, shume mendojnë se posti i tij është ne rrezik.
(A2 Televizion)