“Kujdes me Tajvanin!” Jinping paralajmëron Trump për furnizimet me armë

Nga Rosalba Bejdo
5 Shkurt 2026, 15:20 | Bota

Në të parën telefonatë që prej nëntorit, me presidentin amerikan Donald Trump, lideri kinez Shi Jinping, e quajti Tajvanin si çështjen më të rëndësishme në marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA. Jinping e paralajmëroi homologun të jetë “i kujdesshëm” kur furnizon me armë ishullin, duke shtuar se ai i kushton “rëndësi të madhe” lidhjeve me Uashingtonin dhe se shpreson që të dyja palët të gjejnë mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

“Presidenti Xi Jinping theksoi se çështja e Tajvanit është më rëndësishme në marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA. Tajvani është territor i Kinës dhe Kina duhet të ruajë sovranitetin dhe integritetin e vet territorial, dhe nuk do të lejojë kurrë që Tajvani të shkëputet. SHBA duhet të menaxhojë me kujdes çështjen e shitjeve të armëve për Tajvanin”, u shpreh Chen Binhua zëdhënës i qeverisë kineze.

SHBA i mban lidhjet zyrtare kryesisht me Pekinin e jo me Tajvanin, dhe ka ecur për dekada në një litar të hollë diplomatik, po ajo mbetet një aleat i fuqishëm i ishullit dhe është furnizuesi kryesor i armëve. Vetëm pak orë pas telefonatës, presidenti i ishullit të vetëqeverisur, Lai Ching-te, theksoi se lidhjet më SHBA ishin të forta si shkëmb. 

Ndërkohë presidenti amerikan e cilësoi telefonatën e së mërkurës të shkëlqyer, të gjatë e gjithëpërfshirëse. Trump i cili pritet të vizitojë kinën në muajin prill, tha se Pekini po konsideronte blerjen e 20 milion ton bimë soje, nga 12 milion që blen tani.

“Marrëdhënia me Kinën dhe marrëdhënia ime personale me presidentit Shi Xhinpin është esktremisht e mirë dhe ne të dy e kuptojmë se sa e rëndësishme është ta ruajmë të tillë.”

Përpos Tajvanit dhe bimëve të sojës dy presidentët e shteteve rivale biseduan edhe për luftën në Ukrainë, situatën aktuale në Iran, blerjen e gazës dhe naftës amerikane nga ana e Kinës, sipas asaj që shkuan Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos