Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi stuhia Kristin përfshiu Portugalinë qendrore dhe veriore, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje toke dhe dëme të shumta. Stuhia, të cilën qeveria e përshkroi si një “ngjarje ekstreme klimatike”, la shkollat të mbyllura, ndërtesat të dëmtuara dhe problem në qarkullim.
Probleme janë raportuar edhe në Spanjë, ku të paktën 50 persona janë evakuuar nga zonat bujqësore të përmbytura në jug të Spanjës, shkruan A2 CNN.
Pamjet e publikuara nga Garda Civile tregojnë efektivët duke shpëtuar edhe disa qen të bllokuar nga përmbytjet, të cilët u transportuan me gomone drejt zonave më të sigurta. Përmbytjet u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut të sjella nga stuhia Kristin, që bënë të dalin nga shtrati lumenjtë dhe kanalet përreth.
Si pasojë, u ndërpre qarkullimi drejt shumë pronave rurale dhe disa drejtues mjetesh mbetën të bllokuar. Ekipet e emergjencës ndërhynë me operacione shpëtimi nga toka, ajri dhe uji. (A2 Televizion)