Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, plagosen rëndë dy ushtarë të Gardës Kombëtare

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2025, 07:11 | Bota

Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së

Dy ushtarë të Gardës Kombëtare janë në gjendje kritike pasi u qëlluan me armë zjarri në Uashington, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, e tha këtë në një konferencë për shtyp, duke mohuar raportin e guvernatorit të Virxhinias Perëndimore se dy ushtarët ishin të vdekur, shkruan A2 CNN.

Në prag të Ditës së Falënderimeve, festës më të rëndësishme të Amerikës, terrori zbret në qendër të Uashingtonit. Dy blloqe larg Shtëpisë së Bardhë, në një zonë të mbushur me turistë vendas dhe ndërkombëtarë, veçanërisht këto ditë, një burrë hapi zjarr rreth orës 3:00 pasdite sipas orës lokale (9:00 pasdite GMT), duke plagosur rëndë dy ushtarë të Gardës Kombëtare, forcën e vendosur nga Donald Trump për të luftuar krimin në qytet.

Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së

Presidenti nuk ishte në rezidencë në kohën e sulmit, por në Mar-a-Lago, Florida, për fundjavën e festave.

I dyshuari është një afgan 29-vjeçar që hyri në SHBA në shtator 2021. Trump u zotua se administrata e tij do të sigurojë që i dyshuari "të paguajë çmimin më të lartë të mundshëm" për "një  akt urrejtjeje dhe terrori", raporton A2 CNN.

Sipas kryebashkiakes së kryeqytetit, Muriel Boëser, të shtënat ishin "një sulm i synuar" kundër ushtarëve të Gardës Kombëtare.

Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së

Departamenti i Sigurisë Kombëtare e identifikoi të dyshuarin në një njoftim për shtyp si Rahmanullah Lakamal, "një i huaj kriminal nga Afganistani", ndërsa statusi i tij i imigracionit ishte i paqartë.

Dhjetëra mijëra afganë hynë në SHBA nën mbrojtje të posaçme të imigracionit pas tërheqjes së SHBA-së nga ai vend në vitin 2021 nën drejtimin e ish-Presidentit Joe Biden. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos