Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa Trump ishte brenda, autori vritet nga Shërbimi Sekret

Nga A2 CNN
24 Maj 2026, 09:11 | Bota

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë,

Një person i armatosur që qëlloi në një pikë kontrolli në Shtëpinë e Bardhë u qëllua nga oficerët dhe vdiq pasi u dërgua në spital të shtunën në mbrëmje. Kjo u njoftua nga Shërbimi Sekret amerikan, sipas të cilit burri iu afrua pikës së kontrollit në Rrugën e 17-të dhe Avenue Pennsylvania pranë Shtëpisë së Bardhë, nxori një armë nga çanta dhe filloi të qëllonte drejt oficerëve.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se oficerët iu kundërpërgjigjën zjarrit dhe qëlluan të dyshuarinm ndërsa nga të shtënat u qëllua edhe një kalimtar, por u bë e ditur gjendja e tij.  

Një deklaratë tjetër e Shërbimit Sekret, e cituar nga shumë media, tha se nuk ishte e qartë nëse kalimtari u godit kur personi i armatosur filloi të qëllonte apo gjatë shkëmbimit të mëvonshëm të të shtënave.

I dyshuari për të shtënat u identifikua si një person me çrregullime emocionale, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit për Reuters, duke shtuar se ndaj tij ishte lëshuar më parë një "urdhër qëndrimi larg".

Shërbimi Sekret tha se asnjë personel i zbatimit të ligjit nuk u lëndua, duke shtuar se Presidenti Donald Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë gjatë incidentit.

Të shtënat vijnë gati një muaj pasi një person i armatosur qëlloi me armë brenda hotelit ku po zhvillohej darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke bërë që Trump dhe zyrtarë të tjerë të largoheshin me nxitim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos