Teherani reagon ndaj kërcënimit të Trump: Do t'i përgjigjemi ashpër çdo agresioni

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2025, 07:23 | Bota

Teherani reagon ndaj kërcënimit të Trump: Do t'i

"Çdo agresion do të përballet me një përgjigje të menjëhershme dhe të ashpër". Është kjo përgjigjja e Teheranit ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha të hënën se do të mbështesë një tjetër sulm ndaj Iranit, nëse ky vend përpiqet të rindërtojë programin e tij të raketave balistike.

Menjëherë pas kësaj, Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani, u përgjigj, duke thënë se "kapaciteti dhe mbrojtja raketore e Iranit nuk janë as të kontrollueshme dhe as të bazuara në leje".

"Sipas doktrinës mbrojtëse të Iranit, përgjigjet përgatiten përpara se kërcënimet të materializohen", paralajmëroi Shamkhani në një postim në llogarinë e tij X.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti mbrëmë se nëse Irani përpiqet të riarmatoset ose të rifillojë programin e tij bërthamor, ai do të "eliminojë" të gjitha armët e Teheranit.

Shtetet e Bashkuara, më herët gjatë këtij viti, bombarduan tre objekte bërthamore në Iran, në një sulm që Trump e ka cilësuar më pas si një sukses të madh ushtarak.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos