“Izraeli i ka kërkuar që Autoriteti Kombëtar Palestinez të menaxhojë kalimin në pikën kufitare në Rafah.”
Lajmi u dha nga faqja e internetit Axios, e cila citon katër burime të ndryshme, siç raporton “Jerusalem Post”. Sipas Axios, nëse do të ishte kështu, kjo do të jetë hera e parë që Izraeli ka përfshirë Autoritetin Palestinez në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Gaza. Një pozicion i ndryshëm nga ai i mbështetur, deri tani, nga Izraeli i cili nuk dëshiron përfshirjen e AP në Rrip.
Kalimi në Rafah aktualisht është nën kontrollin e IDF-së, pas operacionit ushtarak të nisur ditët e fundit, ai është i mbyllur dhe organizatat ndërkombëtare kanë bërë thirrje për rihapjen e menjëhershme të tij.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Izraeli ka grumbulluar trupa të mjaftueshme pranë Rafahut për të nisur një inkursion në shkallë të gjerë në ditët në vijim, por zyrtarët e lartë amerikanë nuk janë të sigurt nëse është marrë vendimi për të vazhduar më tej me ofensivën.
Shtëpia e Bardhë beson se një ofensivë tokësore izraelite në Rafah do të ishte një gabim dhe po punon "urgjentisht" drejt një armëpushimi. (A2 Televizion)