Tragjedi në Lisbonë, 22-vjeçari vritet nga demi në arenë

Nga A2 CNN
26 Gusht 2025, 22:49 | Bota

Tragjedi në Lisbonë, 22-vjeçari vritet nga demi në

Një toreador 22-vjeçar ka vdekur në Lisbonë të Portugalisë pasi sfidoi një dem 700 kilogramësh.

Sipas mediave të huaja, Manuel Maria Trindade ishte në Campo Pequeno kur vrapoi drejt një demi të madh, që peshonte rreth 700 kilogramë, duke e sfiduar atë të sulmonte.

Megjithatë, demi u vërsul me shpejtësi të madhe drejt 22-vjeçarit, i cili u përpoq të kapte brirët e kafshës për ta kontrolluar atë.

Brenda pak sekondash, demi e ngriti të riun në ajër dhe e hodhi në mur. Spektatorët në arenën me 6,848 vende bërtitën nga tmerri, ndërsa Trindade shtrihej pa ndjenja në tokë. Demi u ndalua përfundimisht nga matadorë të tjerë që i tërhoqën bishtin dhe i ngritën pelerina shumëngjyrëshe para syve, sipas Daily Mail.

Ekipet e shpëtimit nxituan menjëherë për t'i dhënë ndihmën e parë të riut në arenë. 22-vjeçari u dërgua në spital ku ran ë gjendje kome, por vdiq brenda 24 orëve për shkak të dëmtimit të pakthyeshëm të trurit.

Sipas faqes portugeze të internetit Zap, një spektator 73-vjeçar që po shikonte, u rrëzua dhe gjithashtu vdiq, ndoshta nga tensioni dhe shoku i momentit.

Trindade ishte tashmë një forcado i njohur. Këta janë lloje të veçanta të toreadorëve që qëllimisht provokojnë demin të sulmojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos