Presidenti amerikan Donald Trump organizoi mbrëmjen e Vitit të Ri në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, ku një pikturë live e Jezu Krishtit u shit në ankand për 2.75 milionë dollarë.
Trump dhe bashkëshortja e tij Melania mbërritën së bashku në event. I pyetur për rezolutën e Vitit të Ri, Trump u përgjigj: “paqe në Tokë”, ndërsa refuzoi të komentojë deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy për luftën me Rusinë.
Gjatë mbrëmjes, Trump prezantoi artisten Vanessa Horabuena, e cila realizoi pikturën përpara të ftuarve, mes tyre edhe Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem. Ankandi u hap me 100 mijë dollarë dhe përfundoi me ofertën fituese prej 2,75 milionë dollarësh. (A2 Televizion)