E dënuar në Turqi për pjesëmarrje në grupe terroriste, caktohet masa e sigurisë për 32-vjeçaren e arrestuar në Rinas

Nga Igli Çelmeta
7 Gusht 2026, 11:43 | Kronikë

E dënuar në Turqi për pjesëmarrje në grupe terroriste,

Nis në Gjykatën Penale seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetases turke Julide Yazici, e kërkuar nga autoritetet turke për shkak se është dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. 

Prokurori i çështjes do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 32 vjeçaren, deri në mbërritjen e akteve të ekstradimit nga shteti turk brenda 40 ditëve.

Yazici u arrestua dy ditë më parë në Rinas, teksa po udhëtonte nga Franca për në Shqipëri. Sipas verifikimeve në pikën kufitare të Rinasit u konstatua se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja.

Pas caktimit të masës së sigurimit, e njëjta gjykatë do të shprehet më vonë lidhur me kërkesën e Turqisë për ekstradimin ose jo të saj.

Sipas informacioneve nga policia, shtetasja turke kishte marrë azil politik në Francë, pasi pretendon se në Turqi i rrezikohet jeta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos