
Vijojnë hetimet për vrasjen e Edmond Sulës. Policia ka ushtruar kontrolle të tjera në disa banesa në Bërxullë. A2CNN mëson se janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona.
Banesat që janë kryer kontrollet janë pranë shtëpisë së Edmond Sulës në fshatin Bërxullë. Personat që janë shoqëruar dhe janë kontrolluar banesat kanë pasur konflikte pronësie me Edmond Sulën.
Kujtojmë që 50-vjeçari u vra me snajper në oborrin e banesës së tij pak pas mesnatës së 12 korrikut.
Hetuesit dyshojnë se autori ka qëndruar i fshehur në barishte, pas një peme pranë banesës së viktimës, duke pritur momentin për të qëlluar.
Pas kryerjes së krimit, ai dyshohet se është larguar nëpër ara dhe më pas në një zonë të pyllëzuar, ku ka humbur gjurmët. (A2 Televizion)