Trump mburret pas Samitit të NATO-s: Shtohen mbi 1 trilion dollarë

Nga A2 CNN
25 Qershor 2025, 16:21 | Bota

Trump mburret pas Samitit të NATO-s: Shtohen mbi 1 trilion dollarë

Presidenti amerikan Donald Trump, lavdëroi veten dhe administratën e tij, për sukseset në fushën e mbrojtjes dhe për zotimin e ri të vendeve anëtare të NATO-s për të rritur shpenzimet ushtarake.

“Janë mbi 1 trilion dollarë në vit, nga shtete që nuk po paguanin aq sa duhet”, tha Trump në një konferencë për mediat, në përfundim të Samitit të NATO-s në Hagë, raporton A2 CNN.

Presidenti hodhi edhe një herë poshtë pretendimet e mediave se impianti bërthamor iranian, i bombarduar nga SHBA, nuk ishte shkatërruar. “Në raportin fillestar thuhej se dëmet mund të ishin të pakta, ose shumë të rënda, por tashmë kemi informacione shtesë. Ju zgjodhët të publikonit vetëm pjesën që dëmet mund të jenë të pakta”, i tha Trump gazetares së CNN. “Kemi folur me njerëz që kanë parë vendin dhe është totalisht i shkatërruar”.

Trump shtoi se Irani ka një avantazh të madh tani, pasi mund të fokusohet te nafta. “Nuk mendoj se do të kthehen më te programi bërthamor. Nëse e bën, nuk do të jem unë, por dikush tjetër...”, tha Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos