Trump pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza: Jam i pakënaqur, duhet t’i japim fund këtij makthi

Nga A2 CNN
25 Gusht 2025, 17:52 | Bota

Trump pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza: Jam i pakënaqur,

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza.

Sipas mediave të huaja, Trump mes të tjerash tha se nuk ishte më herët në dijeni të këtij sulmi.

"Nuk jam i kënaqur me këtë. Nuk dua ta shoh", u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

"Në të njëjtën kohë, duhet t'i japim fund atij...makthi", shtoi më tej Trump, shkruan A2 CNN.

Siç kemi raportuar sot, të paktën 20 persona janë vrarë në një sulm ndaj Spitalit Nasser - përfshirë pesë gazetarë.

Ky është episodi më i fundit në një luftë që ka qenë një nga konfliktet më vdekjeprurëse për gazetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos