Trump për luftën me Iranin: Shpëtova Britaninë nga kërcënimi bërthamor

Nga A2 CNN
4 Shtator 2026, 08:17 | Bota

Trump për luftën me Iranin: Shpëtova Britaninë nga

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj Britanisë së Madhe, duke pretenduar se ndërhyrja ushtarake amerikano-izraelite kundër Iranit ka mbrojtur edhe Mbretërinë e Bashkuar nga një kërcënim i mundshëm bërthamor.

Në një intervistë për GB News, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë parandaluar një skenar të rrezikshëm, duke argumentuar se sigurimi i armëve bërthamore nga Irani do të rriste rrezikun për Evropën.

“Unë po e shpëtoj edhe vendin tuaj nga kërcënimi”, deklaroi Trump, duke theksuar se raketat iraniane kanë kapacitetin për të goditur objektiva në Evropë.

Teherani ka mohuar vazhdimisht se synon të ndërtojë armë bërthamore.

Trump kritikoi gjithashtu qeverinë britanike për vendimin për të mos u përfshirë drejtpërdrejt në konflikt, duke përmendur rëndësinë e Ngushticës së Hormuzit për furnizimin me naftë të Britanisë.

Shumë nga nafta juaj vjen nga Ngushtica e Hormuzit dhe ju nuk ishit atje për të më ndihmuar”, tha presidenti amerikan.

Ai la të kuptohej se qëndrimi i Londrës mund të ndikojë në mbështetjen amerikane ndaj Britanisë në të ardhmen, duke përmendur edhe çështjen e Ishujve Falkland.

Gjatë intervistës, Trump sulmoi sërish kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, duke e cilësuar si një “kryetar bashkie shumë të keq” dhe duke kritikuar politikat e tij për emigracionin dhe krimin.

Nga ana tjetër, një burim pranë Khan e akuzoi Trumpin se është “i fiksuar” pas kryebashkiakut, duke theksuar se niveli i krimit në Londër ka rënë dhe se qyteti vijon të jetë një metropol global dhe multikulturor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos