Prostitucion në apartamentet e marra me qira, arrestohen dy braziliane dhe një kolumbiane

Nga A2 CNN
4 Shtator 2026, 08:57 | Kronikë

Prostitucion në apartamentet e marra me qira, arrestohen dy braziliane dhe

Policia ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit, si dhe ka zbuluar dy apartamentet e marra me qira ku kryhej kjo veprimtari.

“Blutë” kanë arrestuar 2 shtetase, një braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prostitucionit. Në pranga dhe një 46-vjeçare që shfrytëzonte shtetasen braziliane, për këtë veprimtari.

Sekuestrohen 6 celularë nëpërmjet të cilëve reklamohej në rrjete sociale, kjo veprimtari. Në vijim të verifikimeve, punës operative dhe asaj hetimore, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira, veprimtari e cila në disa raste, reklamohet në rrjete sociale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme finalizuan operacionin e koduar “Last post”, gjatë të cilit u goditën 2 raste të tjera në këtë fushë që rezultuan me arrestimin e shtetaseve të huaja:

-L. S., 46 vjeçe dhe T. S., 21 vjeçe (te dyja nga Brazili), pasi dyshohet se 46-vjeçarja shfrytëzonte shtetasen T. S., për të ushtruar prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ku u gjetën 6 celularë, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. -M. V., 23 vjeçe (shtetase kolumbiane), pasi dyshohet se kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Hamdi Sulcebe”, për të ushtruar prostitucion”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos