Trump propozon ndryshimin e emrit të Ngushticës së Hormuzit: Ngushtica Trump

Nga A2 CNN
2 Shtator 2026, 19:43 | Bota

Trump propozon ndryshimin e emrit të Ngushticës së Hormuzit:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur idenë për ndryshimin e emrit të Ngushticës së Hormuzit, duke propozuar që ajo të quhet “Ngushtica Trump”.

Propozimi u bë nga Trump përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ku ai shkroi: “Tani që e kemi nën kontrollin e SHBA-së, a duhet ta ndryshojmë emrin e Ngushticës së Hormuzit në NGUSHTICA TRUMP?”

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët kryesore të transportit të naftës në botë. Para nisjes së luftës, rreth 20 milionë fuçi nafte dhe produkte të saj kalonin çdo ditë përmes saj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos