Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

Nga A2 CNN
25 Qershor 2025, 16:42 | Bota

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump në samitin e Hagës ka lënë të hapur mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të ketë ambicie territoriale përtej Ukrainës.

I pyetur për deklaratat e kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, gjeneralit Dan Caine, se Rusia mund të synojë territore të tjera përveç Ukrainës, Trump tha: “Është e mundur.”

Megjithatë, ai shtoi se sipas tij, Putini kërkon të dalë nga lufta: “Unë e di një gjë që ai do të donte ta zgjidhte, do të donte të dilte nga kjo gjë. Është rrëmujë për të.”

Duke folur për situatën në Ukrainë, ai theksoi: “Mendoj se Zelensky do që kjo të përfundojë. E ndjej këtë. Dhe unë mendoj se është koha e duhur për ta përfunduar.”

Trump deklaroi se pas këtij takimi, do të flasë me Putinin: “Do të flas me Vladimir Putinin, të shohim nëse mund ta ndalojmë këtë”, shkruan A2 CNN.

Trump u pyet edhe për Finlandën, dhe e ktheu bisedën drejt tregtisë: “Po përpiqemi të blejmë një. Po përpiqem të bëj një marrëveshje të mirë. Kjo është ajo që bëj gjithë jetën time – bëj marrëveshje.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos