Trump: Rusia dhe Ukraina duan paqe, duhet të shkojnë në tryezën e bisedimeve

Nga A2 CNN
24 Prill 2025, 18:28 | Bota

Trump: Rusia dhe Ukraina duan paqe, duhet të shkojnë në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur para kamerave botërore në dhomën e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, për të trajtuar luftën në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, ai thotë se beson se Rusia dhe Ukraina "të dyja duan paqe", por u ka bërë thirrje të dyja palëve "të shkojnë në tryezë".

"Ne po presim një kohë të gjatë, ata duhet të shkojnë në tryezë dhe unë mendoj se ata do të kenë paqe," tha ai, shkruan A2 CNN.

I pyetur për një afat kohor për një marrëveshje, Trump shtoi "Unë kam afatin tim", duke mos dhënë detaje shtesë.

“Unë po them se mund të shpëtojmë mijëra njerëz dhe nuk më pëlqen që kjo kërkon shumë kohë”, shtoi ai më tej.

"Por unë mendoj se ata të dy duan të bëjnë paqe. Unë besoj se po, ka shumë urrejtje atje, ka shumë gjak të keq", përfundoi Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos