Trump shtyn nisjen drejt samitit të NATO-s

Nga A2 CNN
23 Qershor 2025, 08:38 | Bota

Trump shtyn nisjen drejt samitit të NATO-s

Presidenti amerikan Donald Trump ka shtyrë për të martën nisjen e tij drejt samitit të NATO-s në Amsterdam, i planifikuar për datat 24 dhe 25 qershor.

Fillimisht, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se Trump do të nisej të hënën, por në axhendën e tij për atë ditë figuron një takim me Këshillin për Sigurinë Kombëtare.

Sipas disa mediave amerikane, përfshirë NewsNation, vendimi për shtyrjen e udhëtimit lidhet ndoshta me situatën e tensionuar në Iran, megjithëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për arsyet e plota të vonesës.

Burime nga Shtëpia e Bardhë kanë konfirmuar se Trump do të udhëtojë të martën për të marrë pjesë në takimin e rëndësishëm të Aleancës Veri-Atlantike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos