Irani “sulmon” SHBA në OKB: Luftë me pretekst absurd

Nga A2 CNN
23 Qershor 2025, 07:21 | Bota

Irani “sulmon” SHBA në OKB: Luftë me pretekst absurd

Përfaqësuesi i Iranit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së akuzuar Shtetet e Bashkuara se ka ndërmarrë një sulm kundër Republikës Islamike “me një pretekst të sajuar dhe absurd”.

Amir Saeid Iravani shtoi se Irani tashmë ka të drejtën të mbrohet kundër agresionit amerikan ndërkohë që koha, natyra dhe shkalla e përgjigjes proporcionale do të vendosen nga forcat e tij të armatosura.

Në një deklaratë të gjatë, Iravani akuzoi gjithashtu kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, se po e tërheq Amerikën në "një tjetër luftë të kushtueshme dhe të pabazë" dhe thotë se veprimet e SHBA-së dhe Izraelit janë një "shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare".

Përfaqësuesi iranian tha se Izraeli ka promovuar "narrativat mashtruese dhe të rreme" se vendi i tij ishte "në prag të një arme bërthamore".

“Heshtja, standardet e dyfishta dhe bashkëfajësia e organizatave ndërkombëtare dhe disa vendeve perëndimore, përfshirë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, janë po aq të dënueshme”, tha Iravan.

Amir Saeid Iravani e përfundon fjalimin e tij duke i bërë thirrje këshillit që t’i mbajë SHBA-të dhe Izraelin plotësisht përgjegjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos