E tmerrshme në Francë, nusja vritet ditën e dasmës

Nga A2 CNN
23 Qershor 2025, 07:34 | Bota

E tmerrshme në Francë, nusja vritet ditën e dasmës

Një nuse u qëllua për vdekje natën e saj të dasmës në një fshat pranë qytetit juglindor francez të Avignonit, pasi persona të maskuar hapën zjarr, teksa banketi ishte duke përfunduar.

Një sulmues i dyshuar u vra gjithashtu në shkëmbimin e zjarrit, ndërsa dhëndri dhe një fëmijë 13-vjeçar u plagosën rëndë gjatë incidentit në fshatin Goult.

Forca të shumta policie dhe një helikopter kanë nisur një operacion të madh kërkimi për kapjen e të dyshuarve të cilët u arratisën pas ngjarjes.

Paraprakisht mendohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një larje hesapesh mes bandave për trafikun e drogës.

Rreth orës 04:30, nusja 27 vjeçe dhe dhëndri 25 vjeç po largoheshin nga dasma kur sulmues të paidentifikuar hapën zjarr. Raportet fillestare sugjeruan se një nga sulmuesit ishte shtypur nga makina e çiftit, por prokurorja e Avignonit, Florence Galtier sqaroi se ai u vra nga shkëmbimi i zjarrit.

Policia tashmë ka nisur hetimet dhe dyshon se dasmorët dhe agresorët nuk i përkisnin komunitetit të fshatit prej 1000 banorësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos