Turqia zgjohet nga një tërmet i fortë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2024, 10:44 | Bota

Turqia zgjohet nga një tërmet i fortë

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 Rihter është regjistruar në Turqi mëngjesin e kësaj të premteje.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti u regjistrua në rajonin e Turqisë Qendrore në zonën e Malateas.

Tërmeti i cili u ndje në Doganşehir si dhe në zonat përreth, shkaktoi panik te qytetarët. Sipas të dhënave fillestare, nuk ka raportime për dëme materiale, apo pasoja në njerëz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos