U largua nga Brazili për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Itali deputetja braziliane

Nga A2 CNN
30 Korrik 2025, 09:10 | Bota

U largua nga Brazili për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në

Deputetja braziliane Carla Zambelli, e dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Lartë e Brazilit për hakimin e sistemit kompjuterik të Këshillit Kombëtar të Drejtësisë, është arrestuar në Romë. Ajo u largua nga Brazili në 25 maj, duke kaluar fillimisht në Argjentinë dhe më pas në SHBA, për të mbërritur në Itali më 5 qershor, ku kërkoi të kandidonte për poste zgjedhore, por më vonë hoqi dorë nga ky plan, raporton A2 CNN.

Zambelli, e cila ka edhe shtetësi italiane, ishte në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj saj ishte lëshuar kërkesë për ekstradim nga autoritetet braziliane. Pas disa javësh hetime, ajo u lokalizua në Romë, ku u arrestua. Adresa e saj u raportua nga deputeti italian Angelo Bonelli.

"Zambelli është në një apartament në Romë. Unë ia dhashë adresën policisë", shkroi ai në rrjetet sociale, përcjell A2 CNN.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, tha se në momentin e hyrjes në Itali, Zambelli nuk kishte asnjë informacion të regjistruar që të lejonte ndalimin e saj.

Ndërkohë Matteo Salvini, kreu i Ligës, ka shprehur dëshirën për ta vizituar atë në burg.

Carla Zambelli është anëtare e partisë së ish-Presidentit Jair Bolsonaro, ka shtetësi italiane dhe u dënua nga Gjykata Supreme braziliane për hakimin e sistemit kompjuterik të Këshillit Kombëtar të Drejtësisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos