Valët e cunamit godasin brigjet e SHBA-së, ja kur pritet të shfaqen në pjesë të tjera

Nga A2 CNN
30 Korrik 2025, 08:28 | Bota

Valët e cunamit godasin brigjet e SHBA-së, ja kur pritet të

Valët e cunamit kanë filluar të godasin brigjet e SHBA-së, me valët e para që kanë arritur në brigjet e Hawaiit, sipas të dhënave nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Sipas të dhënave, nivelet e ujit u regjistruan mbi 4 metra në Haleiwa, në bregun verior të ishullit Oahu të Hawaiit.

Me shumë gjasa do të shohim që nivelet e ujit do të rriten dhe do të ulen ndërsa afrohen më shumë valë.

Shteti i Havait, pjesë të Ishujve Aleutian të Alaskës dhe një pjesë e Kalifornisë Veriore janë aktualisht nën paralajmërim për cunami, alarmi më i rëndë, ndërsa pjesa tjetër e Bregut Perëndimor të SHBA-së është nën një paralajmërim për cunami më pak të rëndë.

Valët e para të cunamit kanë goditur tashmë Alaskën, ndërsa valët pritet të godasin Hawaiin çdo minutë.

Pjesa tjetër e shteteve perëndimore të SHBA-së po përgatitet për ndikimin, me valë që priten në orët në vijim. Ja kohët e parashikuara të mbërritjes nga Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në SHBA:

Mbërritjet në Oregonin dhe Uashingtonin pritet të fillojnë rreth orës 23:35 të mbrëmjes sipas orës PT (orës së Paqësorit).

Mbërritjet nga Kalifornia pritet të fillojnë rreth orës 23:50 të mbrëmjes sipas orës PT, duke arritur në Gjirin e San Franciskos rreth orës 00:40 të mëngjesit sipas orës PT dhe në Portin e Los Anxhelosit rreth orës 01:00 të mëngjesit sipas orës PT. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos