Përfaqësuesja e Iranit ka arritur të sigurojë kualifikimin për Botërorin e vitit 2026, duke u bërë skuadra e tretë jo-organizuese që shkon në fazën e më të mirave.
Kjo ka ndodhur pas një barazimi dramatik 2-2 kundër Uzbekistanit në ndeshjen e fundit të grupit kualifikues në zonën e Azisë.
Edhe pse Uzbekistan ishte skuadra më kërkuese në fushë, duke kaluar dy herë në avantazh falë golave të Erkinov dhe Fajzullaev, Irani ka treguar karakter dhe ka arritur të barazojë me anë të sulmuesit, Mehdi Taremi, i cili shënoi dy herë për ekipin e tij, duke e mbajtur në jetë shpresën për kualifikim.
Ky rezultat ka siguruar matematikisht një nga dy vendet e para në grup për Iranin, duke i dhënë mundësinë të jetë një nga kombëtaret që do të garojnë në Botërorin e vitit 2026, bashkë me organizatorët SHBA, Kanada dhe Meksikë, si dhe me Japoninë dhe Zelandën e Re që kanë siguruar gjithashtu pjesëmarrjen në këtë turne global.
Kualifikimi i Iranit është një arritje e madhe për futbollin aziatik dhe shënon një tjetër hap të rëndësishëm për kombëtaren që ka një histori të pasur në kompeticionet ndërkombëtare. Tani, Irani mund të përqendrohet në përgatitjet për të sfiduar më të mirët e botës në verën e vitit 2026. (A2 Televizion)