VIDEO| Dy avionë të forcave franceze përplasen në ajër

Nga A2 CNN
25 Mars 2025, 21:13 | Bota

VIDEO

Dy avionë të Forcave Ajrore Franceze u përplasën në ajër pasditen e së martës gjatë një stërvitjeje pranë bazës ajrore në Saint-Dizier, në lindje të Francës. Incidenti ndodhi gjatë një manovre të grupit akrobatik Patrouille de France, ku gjashtë avionë Alpha Jet po kryenin një demonstrim.

Pamjet e frikshme tregojnë momentin kur dy avionët u përplasën dhe më pas u rrëzuan. Të dy avionët u shkatërruan plotësisht në përplasjen fatale. Fatmirësisht, të dy pilotët dhe një pasagjer arritën të hidheshin me parashutë.

Dy prej tyre janë transportuar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa i treti, që ka pësuar trauma të shumta, po trajtohet nga ushtria. Ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, konfirmoi aksidentin dhe tha se shërbimet e emergjencës janë mobilizuar, ndërsa po koordinohen nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Forcave të Armatosura, shkruan A2 CNN.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm dhe panë mbetje që binin nga qielli. Njëri nga pilotët u ul me parashutë rreth 50 metra nga një ndërtesë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Ushtria franceze ka përdorur avionët Alpha Jet për të trajnuar pilotë ukrainas pas pushtimit rus të Ukrainës.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos