Ukraina ka kryer disa sulme me dronë gjatë natës së kaluar, në rajonet jugperëndimore të Rusisë.
Sipas mediave të huaja, guvernatorët rusë pretendojnë se 18 persona u plagosën dhe disa shtëpi u dëmtuan gjatë sulmeve në Voronezh, Lipetsk dhe Bryansk.
Ministria e Mbrojtjes e Moskës thotë se shkatërroi 55 dronë ukrainas gjatë natës, ndërsa Alexander Gusev, guvernator i Voronezh, shtoi se 12 prej tyre u rrëzuan mbi rajon.
Gjashtëmbëdhjetë persona, përfshirë një adoleshent, u plagosën në sulm, shtoi ai, shkruan A2 CNN.
Në qytetin Jelets në rajonin e Lipetsk, një dron u rrëzua në një zonë industriale, duke plagosur një person, tha guvernatori rajonal Igor Artamonov në Telegram.
Në rajonin e Bryansk, një grua u plagos në një sulm me dron në fshatin Sluchevsk, tha guvernatori rajonal Alexander Bogomaz. (A2 Televizion)