Ditën e sotme, përmes një shpërthimi me bombë, u vra në Moskë komandanti i forcave të mbrojtjes bërthamore, kimike dhe biologjike të Rusisë, Gjeneral Lejtnant Igor Kirillov.
Ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar edhe pamjet nga momenti i shpërthimit të bombës, e cila ishte e fshehur në një monopatinë elektrike.
Igor Kirillov, vetëm një ditë më parë u akuzua nga Kievi se ishte përgjegjes për përdorimin e armëve kimike kundër trupave ukrainase.
Ai u vra jashtë një blloku apartamentesh në juglindje të Moskës, bashkë me asistentin e tij, shkruan A2 CNN.
“Fillimisht menduam se mund të bëhej fjalë për hedhje të çimentos. Por, shpërthimi ishte aq i fortë sa nuk ngjasonte me punime ndërtimi. Ishte shumë e frikshme”, thonë dëshmitarët nga vendngjarja.
Siç raportohet, bomba e telekomanduar në distancë kishte shpërthyer pasi dy dyshja po dilte nga godina në orët e para të së martës. Burime të sigurisë ukrainase, të cituara nga mediat ndërkombëtare, kanë pranuar se gjenerali ishte vrarë nga shërbimet e sigurisë së Kievit.
Ndërkohë për të parë videon klikoni në linkun KËTU. (A2 Televizion)