
Ushtria izraelite ka nisur një hetim pas publikimit të një fotografie në rrjetet sociale, ku shfaqet një ushtar izraelit duke dëmtuar një statujë të Jezus Krishtit në jug të Libanit.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin me shumicë të krishterë Debel, ku në imazh duket figura e Krishtit e hequr nga kryqi dhe e përmbysur, ndërsa ushtari duket se e godet me një mjet të fortë që dyshohet të jetë çekiç ose sëpatë.
Autoritetet lokale e kanë dënuar ashpër aktin, duke e cilësuar si fyes për besimet fetare dhe një sulm ndaj simboleve të shenjta.
“Ne e dënojmë këtë akt të turpshëm sepse ofendon ndjenjat tona fetare dhe është një sulm ndaj besimeve tona të shenjta”, tha për CNN Maroun Nassif, nënkryetari i komunës Debel.
Nga ana e saj, ushtria izraelite IDF deklaroi se e konsideron incidentin shumë serioz dhe se veprimet e ushtarit nuk përputhen me vlerat e forcave të saj. Komanda Veriore e ushtrisë ka nisur hetimet dhe ka bërë të ditur se do të merren masa sipas përfundimeve.
“Komanda Veriore e IDF-së po heton incidentin. Do të merren masa të përshtatshme kundër atyre të përfshirë në përputhje me gjetjet", tha IDF.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë se e shohin incidentin me "ashpërsi të madhe" dhe se sjellja e ushtarit është "plotësisht në kundërshtim me vlerat që priten nga trupat e saj". Komanda Veriore e IDF-së po heton incidentin. "Do të merren masa të përshtatshme kundër atyre të përfshirë në përputhje me gjetjet", tha IDF.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar komunitetin lokal në rikthimin e statujës në vendin e saj.
(A2 Televizion)