
Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se konflikti me Irani mbetet i hapur, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit mes palëve.
Sipas mediave të huaja, Netanyahu i bëri komentet gjatë një takimi në Jerusalem me presidentin e Argjentinë, Javier Milei, ku theksoi se Izraeli mbetet në gatishmëri për çdo ndryshim të mundshëm në marrëveshje.
“Ne jemi të angazhuar me Shtetet e Bashkuara në një betejë kundër tiranisë së madhe të Iranit, e cila terrorizon botën, kërkon shkatërrimin tonë dhe të qytetërimit perëndimor siç e njohim ne.
Kemi arritur gjëra të jashtëzakonshme. Ende nuk ka mbaruar dhe çdo moment mund të sjellë zhvillime të reja.”, tha Netanyahu. (A2 Televizion)