Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin e Omanit

Nga A2 CNN
19 Prill 2026, 21:49 | Bota

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin e Omanit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se forcat detare të SHBA-së kanë marrë nën kontroll një anije me flamur iranian, e cila sipas tij tentoi të kalonte përmes bllokadës amerikane në ngushticën e Hormuzit.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se një shkatërrues i marinës amerikane ka ndërhyrë për të ndaluar anijen.

Sipas tij, anija luftarake USS Spruance ka interceptuar anijen e identifikuar si “Touska” në Gjiri i Omanit, duke i kërkuar të ndalonte.

“Anija e marinës amerikane i dha paralajmërim të qartë për të ndaluar, por ekuipazhi iranian refuzoi të bindej. Si rezultat, anija jonë e ndaloi duke goditur dhomën e motorit,” shkroi ai.

Trump shtoi se aktualisht marinsat amerikanë kanë marrë nën kontroll anijen dhe se ajo është nën sanksione të Departamentit të Thesarit për shkak të aktiviteteve të mëparshme të paligjshme.

“Ne kemi kontroll të plotë mbi anijen dhe po verifikojmë se çfarë ndodhet në bord,” theksoi ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos